Inspektorati Policor i Kosovës është deklaruar lidhur me suspendimin prej ditësh të zyrtarit policor Amir Hoxha.
Nga IPK-ja kanë thënë se nuk janë duke e trajtuar këtë rast dhe se nuk kanë bërë ndonjë rekomandim për suspendimin e tij.
Sipas IPK-së, Hoxha është suspenduar nga Policia e Kosovës.
“Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sqarim nga Inspektorati Policor i Kosovës
Prishtinë/Hajvali, 05 shkurt 2022,
Inspektorati Policor i Kosovës sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka pranuar kërkesa të shumta lidhur me suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës .
Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.
Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj.
Rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale./arbresh.info/
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...