Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se do të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin kombëtar që cenon institucionet dhe keqpërdor ato, shkruan arbresh.info.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Veseli ka folur për rastin e abuzimit seksual të së miturës nga Drenasi.
Ai ka thënë se nuk do të ketë tolerancë për njerëz të tillë duke i quajtur pedofil dhe krimba.
“Do të jemi të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin tonë kombëtar që cenon institucionet dhe keqpërdor ato”.
“Në Kosovë ka ndodhur një rast i abuzimit me një të mitur. Ky është rast i rëndë. Kjo është pedofili, është abuzim i pozitës zyrtare. Ne si institucione kemi fuqi për tu ballafaquar me njerëz të tillë që na dëmtojnë imazhin e shtetit dhe institucioneve. Këto gjëra nuk do të tolerohen. Do të kemi debat për këtë”

“T’i mbrojmë institucioneve për shkak të njerëzve të krimbur nuk mund të gjej shprehej për të mbuluar mllefin për raste të tilla. Njerëzit e tillë duhet të marrin dënimin e merituar. Mund të ketë edhe të tjerë”, ka thënë Veseli./Arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...