Që nga orët e hershme të mëngjesit është duke u zhvilluar një aksion policor nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar për “Arbresh.info” kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
Ai tha se aksioni ka rrjedhë prej rastit ‘Brezovica’, e që ka të bëjë me fajde.
“Është duke u zhvilluar një aksion në Ferizaj dhe disa qytete tjera në regjionin e Prishtinës. Ka rrjedhë prej rastit “Brezovica”. Ka të bëjë me fajde”, tha shkurtimisht Jashari duke thënë se më vonë do të jepen detajet.
Kjo bastisje është duke u kryer në disa rajone të Kosovës.
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë