Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se do ta mbështesë Fatmir Limajn për postin e kryetarit të Kuvendit nëse ky i fundit do të jetë kandidati i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Para fillimit të seancës së 23-të për përpjekjen për konstituimin e Kuvendit, Rashiq u shpreh se ekziston gatishmëri nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ai të jetë pjesë e qeverisë së re.
‘Nuk kemi biseduar me Albin Kurtin”, përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë. Po, po do e votojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sepse siç thash pak më herët përgjegjësia është koncepti ku duhet të pranoni se ka një shumicë që ka e procesin e konstituimit dhe unë me vite njihem me Limajn personalisht sepse hera e parë kur kemi qenë në qeveri së bashku ka qenë 2007, gati 18 vjet gati. Prandaj, nuk kam asnjë kundër”, pohon ai.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...