Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së kryeministrit të Kosovës, Nenad Rashiq ka deklaruar se lufta kundër epidemisë së koronavirusit për momentin është prioritet kryesor në Kosovë, sfidë e cila mund t’i bashkojë shqiptarët dhe serbët në këtë luftë.
Ai ka deklaruar se “në rastin e serbëve, dikush do të mendojë se ne kemi më lehtë, sepse dy institucione po kujdesen për ne, ai i Kosovës dhe e Serbisë”.
“Por për fat të keq, në disa zona madje ka qenë e kundërta e kësaj. Shembull janë ngjarjet e fundit në veri të Kosovës ku për shkak të injorimit i cili ishte i qartë disa javët e para nga ana e institucioneve në Beograd, ky injorim u pasqyrua edhe te njerëzit në veri. Nuk kanë qenë të kujdesshëm në fillim dhe tani kemi rritje të numrit të rasteve, e që ndodhi pikërisht për shkak të paralajmërimit të vonuar, apo të themi më mirë paralajmërimit i cili nuk erdhi me kohë nga Beogradi”, thotë Rashiq.
Mirëpo serbët në jug janë në situatë më të mirë, pasi i kanë dëgjuar këshillat e Prishtinës.
“Unë mendoj se koronavirus nuk do të ketë në jug sepse, duke shikuar nëpër mjedis ku unë jetoj, njerëzit janë mjaft të ndërgjegjshëm dhe janë përmbajtuar distancimit social. Në momentin e duhur kemi dëgjuar këshillat e Prishtinës të cilat kanë qenë me qëllim të mirë, kemi filluar me izolim kur ishte koha, kështu rreziku është më i vogël për serbët të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër”, ka thënë Rashiq./Insajderi.com
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...