Ka vdekur Bilall Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen në mars të vitit 2024 në Kolovicë, i cili duke tentuar t’i ikë arrestimit nga Policia e Kosovës ra nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 korrik, pasi ishte lokalizuar në një banesë në Prishtinë.
Sipas Policisë, në momentin e ndërhyrjes për arrestim, Kqiku kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga kati i katërt i objektit ku po fshihej.
Nga kjo tentativë, ai pësoi lëndime të rënda trupore.
Pas incidentit, ai ishte dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku qëndronte nën trajtim mjekësor dhe mbikëqyrje policore.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe QKUK-në lidhur me rastin mirëpo deri në momentin e publikimikt të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
LEXO EDHE:
Rasti te Lagjja e Spitalit: Një person dërgohet në QKUK, është në gjendje të rëndë
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë