Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nëntë persona, si edhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër persona të dyshuar, ndërsa ajo në Prizren me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si edhe për ata ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, teksa Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale kanosje dhe sulm.
Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...
Dënime të ashpra pas Kupës së Kombeve të Afrikës, më së shum...
Logan Routt, transferimi i ri i GO+ Pejës
Ndërpritet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, vazhdon më...
Murseli: Granitin s’e kam parë në restorant, s’kisha qëllim ...
Arbeloa pas disfatës nga Benfica: Jemi shumë larg versionit ...