Deri në fund të vitit 2023, rreth 359 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar drejt vendeve të tjera të botës, duke përfaqësuar rreth 22.6% të popullsisë së përgjithshme.
Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit më të ri të Institutit GAP, i titulluar “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, publikuar të mërkurën.
Sipas raportit, një pjesë e madhe e të larguarve përbëjnë fuqinë punëtore aktive, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës për punëtorë në tregun e brendshëm, përfshirë edhe punëtorë të huaj.
‘Gjetjet e këtij raporti tregojnë se tregu i punës në Kosovë do të vazhdojë të sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht për shkak të emigrimit të qytetarëve dhe shkallës së lartë të fuqisë punëtore jo-aktive. Deri në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës ka arritur në 359 mijë persona, që përfaqëson rreth 22.6% të popullsisë së vendit, ndërkaq numri i shtetasve shtetasit kosovarë të kthyer si dhe të huajt që jetojnë në Kosovë është rreth 99 mijë persona. Një pjesë e personave të cilët po emigrojnë nga Kosova janë nga fuqia punëtore aktive, çka po ndikon në rritjen e kërkesës në vend për punëtorë vendas dhe të huaj. Në vitin 2024, Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) në Kosovë lëshoi gjithsej 8,293 leje-qëndrime për shtetas të huaj, prej tyre, 3,974 për arsye të punësimit. Shumica e këtyre imigrantëve janë me origjinë nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet jashtë rajonit si Turqia, Bangladeshi, Filipinet dhe shtetet tjera të Azisë. Megjithatë, mbi gjysma e këtyre lejeve të lëshuara janë vazhdimësi e viteve paraprake. Si rrjedhojë, bilanci i emigrimit mbetet shumë më i lartë se i imigrimit dhe punëtorët e huaj nuk e mbulojnë mungesën e krijuar në tregun e punës” – thuhet në raport.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen