Duke u ndalur tek të gjitha vendet, CIA shkruan në raportin e saj se Shqipëria mbetet vend kyç i pastrimit të parave, trafikut të armëve, narkotikëve dhe emigrantëve.
Sipas Agjencisë Inteligjente amerikane, vendi ynë vijon të ketë probleme me pastrimin e parave, si dhe kanale për kontrabandën e narkotikëve dhe armëve. Për CIA-n, Shqipëria konsiderohet akoma si një vend kyç i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit si dhe një pikë aktive për transitin e drogave.
Ndërsa për agjencinë amerikane, Serbia dhe Mali i Zi po bëhen strehë e organizatave të frikshme terroriste nga e gjithë bota.
CIA thotë se Serbia nuk i zgjidhi problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnjën . Raporti i CIA-s gjithashtu thotë se rruga për të transportuar heroinë nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme ndaj pastrimit të parave.
Raportin e ka bërë të ditur e përditshmja më e madhe e Podgoricës ‘Vijesti’.
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...