Megjithatë, ende nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku edhe pritet të shqyrtohet materiali i komisionit të Shpejtim Bulliqit për Demarkacionin, të dërguar nga Qeveria e Kosovës.
Kështu ka deklaruar për Indeksonline, zëvendëskryetarja e parë e këtij komisioni, Time Kadrijaj.
“Deri më tash nuk është thirrur ende mbledhja e komisionit”, ka thënë Kadrijaj.
Sipas saj, për mbledhjen e komisionit dhe për agjendën në komisionin parlamentar vendoset nga kryetarja e komisionit, e që është deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Kur vendoset për mbledhje të komisionit dhe për agjendën në komisionin parlamentar vendoset nga kryetarja e komisionit në bashkëpunim me stafin mbështetës të komisionit”, ka thënë ajo.
Ndryshe, raporti i ri i komisionit për Demarkacionin i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi ka dal me përfundimin se me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve, Kosova humb territor./Indeksonline/
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...