Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, sociologu Fadil Maloku ka reaguar rreth mediave në Shqipëri, ku sipas tij, Serbia është përkujdesur që politikisht ta mbaj peng, madje edhe gjeografikisht ta transmetoj në lajmet qendrore ditore si territor të saj.
Maloku shkruan se prezantuesja e lajmeve ditore në Shqipëri, asnjëherë nuk komenton motin në Kosovë.
Sipas tij, Rama më shumë është i interesuar ta bashkoj Shqipërinë me Serbinë , se sa Kosovën.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Turpi u Zotit, për mediet e Edi Rames!
(Ose; pse heshtni ju elita mediatike e politike kosovare?)
1. Serbia përveç që juridikisht (përmes Preambulës në Kushtetuten e saj) e ka “gozhdu” Kosovën, në mendjet dhe sytë e serbëve, ajo është përkujdesur që edhe politikisht ta mbaj peng, madje edhe gjeografikisht ta transmetoj në lajmet qendrore ditore si territor të saj!?
2. Ndërkaq, shikoni Ju lutem (në anën e majt) se si prognozuesja e lajmeve ditore, pra, e lajmeve dhe medieve që i kontrollon Krye(oligarku)ministri shqiptar, nuk kujtohet që asnjëherë as edhe një fjalë t’a komentoj motin në Kosovë!?
3. Duket që Edi Ramo(viq), më shumë është i interesuar ta BASHKOJ (hapi i Open Ballkanit) SHQIPËRINË ME SERBINË, se sa KOSOVEN!?
Albin Kurti, Memli Krasniqi, lumir Abdigjiku dhe Rambo(nëse e mban ende këtë epitet!) DUHEN këtë far Kry(oligarku)ministri aktual, ta disciplinojnë (ose të paktën ta pensionohnë)me metoda politike, ndryshe, do na marr në qafë që të gjithëve./arbresh.info/

“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...