Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në tubimin e PDK-së në Drenas bashkë me shumë mësimdhënës nga të gjitha vendet e Kosovës, ka thënë se PDK është e bashkuar dhe e para në Drenas.
Në fjalën e tij hyrëse, Lladrovci tha se Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave, siç i quajti, krimbave dhe pleshtave, shkruan Arbresh.info.
Lladrovci këto akuza i ka hedhur për oponent politik të PDK-së.
“Zotëri kryeministër në ardhje, Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave të krimbave dhe të pleshtave, do të jetë unik deri në fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Do të jemi unik, sepse kështu na mësuan liderët tanë, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesit e shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari Kadri Veseli. Prandaj, unë ju garanoj që PDk do të jetë unike në Drenas e Drenicë, dhe unë ju ftoj që me 14 shkurt, jo vetëm në Drenas e Drenicë, votoni qind për qind, ju dhe të gjithë të afërmit tuaj.”, ka thënë Lladrovci.
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026