Kryetari i Prishtinës, Pëprarim Rama ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Murselit.
Rama tha se vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, dhe se rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik
“Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Është një shkelje flagrante e të drejtës themelore për të jetuar.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik”, shkruan Rama.
Ai shkruan se drejtësia duhet vendosur dhe të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor
“Drejtësia duhet vendosur dhe të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor”, shkruan Rama.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se të njëjtit kanë bashkëpunuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Liridona u vra mbrëmjen e së mërkurës, nga një person që u paraqit si hajn dhe kërkoi para nda familja Murseli, e cila po kthehej me veturë në shtëpi./Arbresh.info/
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...