Rama takon Thaçin në Tiranë (Foto)

20:20 | 19 Tetor 2016
M. A.

Pas polemikave në distancë ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, lidhur me deklaratat dhe qëndrimet e Edi Ramës në takimet e zhvilluara në Serbi, duket se situata është normalizuar tashmë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në një emision televiziv dhe e ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me kryeministrin Rama, transmeton lajmi.net.

Rama e ka publikuar në Twitter foton me Thaçin. “Pas një kafeje në Tiranë”, ka shkruar Rama dhe ka vendosur flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

auto_edosaa11476899013

Shpërndaje në rrjete sociale