I pranishëm në një forum në Universitetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se e konsideron procesin e integrimit në BE si unik dhe të pazëvendësueshëm. Duke folur për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës kryeministri shqiptar ka thënë se ata janë po aq të rëndësishëm sa vetë Evropa. Më tej Rama theksoi se gjithmonë e më shumë Bashkimi Evropian duket peng i frikës dhe taktikave politike të vendeve të veta anëtare.
“Gjithmonë e më shumë BE duket peng i taktikave politike, elektorale të vendeve të veta anëtare, dhe për fat të keq edhe në disa vende të mëdha dhe me peshë peng i frikës se duke folur për projektin e madh strategjik humben vota dhe rritet kundërshtia ndaj Evropës. Përgjigja e problemit të sotëm të Evropës është më shumë Evropë dhe jo më pak Evropë. Sot për Evropën Ballkani dhe përderisa jemi në Shqipëri dhe jemi shqiptarë, shqiptarët e Shqipërisë, Kosovë dhe gjetkë janë po aq të rëndësishëm sa është e rëndësishme Evropa për ne. Evropa ka nevojë sot pët Ballkanin njësoj siç ka Ballkani nevojë për Evropën,” tha Rama.
Të pranishëm në forum ishin edhe dy eurodeputetët Knut Fleckenstein e Ueidenolzer. Fleckenstein theksoi se Shqipëria ka nevojë për reforma dhe se procesi i integrimit i përket të gjithëve./Arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...