“PHOTO OF THE DAY” e ka cilësuar kryeministri Edi Rama foton e publikuar në rrjetin social facebook, ku duket ai dhe ministrat e rinj të qeverisë.
Kjo foto u bë menjëherë sa ministrat dhe kryeministri hynë në ambientet e Kryeministrisë, pas betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Pas betimit në Presidencë, u bë edhe mbledhja e qeverisë së re ku u konkludua edhe me 4 vendime të marra.
-Projektligji për administratën
-Projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës
-Përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
-Krijimi i Agjencisë për mediat dhe informim
Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid. Ai tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur.
Po ashtu ai tha se do të përfshijë në strukturat e Forcave të Armatosura të fitueset e medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova./tch
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare