Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, bashkë me ish-presidenten Atifete Jahjaga kanë vizituar disa prej bizneseve të grave në Prishtinë, për të cilat ka thënë se me punë, pasion dhe vizion po i japin qytetit zhvillim dhe frymëzim të ri.
I pari i Kryeqytetit ka theksuar rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave, duke e cilësuar atë si themel të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
“Këto histori suksesi janë dëshmi se mbështetja kthehet në pavarësi dhe pavarësia në forcë për gjithë shoqërinë. Kryeqyteti do të vazhdojë të jetë krah grave që guxojnë të ndërtojnë një të ardhme përtej kufijve të zakonshëm”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker