Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin

21:29 | 25 Mars 2026
E.G

Në përvjetorin e vrasjes së Bajram Kelmendit dhe djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, dhe nënkryetari Florian Dushi bënë homazhe në hapësirën ku Kelmendi punoi dhe mbrojti drejtësinë.

E pranishme ishte edhe vajzën e të ndjerit, Kosovarja dhe ekipi i Kryeqytetit. 

“Në përvjetorin e vrasjes së Bajram Kelmendit dhe djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, u përulem me respekt para një historie që mbetet plagë, por edhe forcë për të mos harruar. Bashkë me ekipin e Kryeqytetit, dhe vajzën e tij, Kosovaren, rikthyem kujtimet për jetën dhe veprën e tij, duke e përkujtuar me respekt në hapësirën ku ai punoi dhe mbrojti drejtësinë deri në fund”, ka shkruar i pari i Kryeqytetit, Perparim Rama. 

Ai theksoi se kjo sakrificë nuk është vetëm histori, por përgjegjësi që nuk duhet harruar.

Shpërndaje në rrjete sociale