Sipas tij Ministrja e Kosovës për dialog Edita Tahiri nuk mund të vendosë se çfarë do të ndërtohet në këtë pjesë të qytetit, transmeton lajmi.net.
Rakiq tha për agjencinë serbe të lajmeve tanjug se fjala është për “murin mbajtës” dhe se Tahiri nuk do të vendosë se çfarë do të ndërtohet në pjesën veriore të Mitrovicës.
Rakiq ka deklaruar se mur mbajtës, përpos “nivelimit” të rrugës Kralj Petra I, do të shërbej si shëtitore, për siguri por edhe për izolim nga zhurma.
Ai ka thënë se për ndërtimin e murit janë të njoftuar përfaqësuesit e BE-së, si dhe zyrtarët në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa Edita Tahiri, sot ka thënë se “muri” në afërsi të urës së Ibrit është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjen në Bruksel, sipas saj ndërtimi i tij do të ndalet dhe do të shkatërrohet.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...