Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka konfirmuar se nga 76 rastet e regjistruara me koronaviurs, 73 prej tyre tashmë janë shëruar.
“Malisheva është pak më e qetë. Tani situata nuk është keq. Kemi filluar të marrim frymë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
Begaj në Sytë 7 ka kërkuar ndihmën e nivelit qendror që në aspektin ekonomik të japë ndihmë pas pasojave të lëna.
“Presim nga niveli qendror ndihmë sepse jemi komunë e vogël jo aq e zhvilluar ekonomikisht. Kanë filluar të hapen bizneset edhe pse në mënyrë të reduktuar. Nuk kemi pasë komunikim me nivelin qendror, por ata i dinë nevojat e Malishevës”.
Përveç përballjes me Covid-19, Malisheva ka luftuar edhe në një front tjetër, atë të pickimit të rriqrave.
“Janë shtatë vjet që nuk ka të infektuar me ethe hemorragjike. Ka pickime rreth 320, por helmime jo. Nëntë fshatra i kemi spërkatur, jemi në proces të spërkatjes edhe të fshatrave të tjera”.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...