I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka biseduar sot me drejtorin e të ashtu quajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.
Lajcak ka njoftuar përmes Twitterit se në bisedën me Marko Djuric kanë diskutuar për nevojën e rifillimi të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, raporton Gazeta Express.
“Bisedova sot me Marko Djuric rreth nevojës për një rifillim të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe në këtë kontekst për çështjet praktike, vazhdimin e bashkëpunimit të mirë për t’u ballafaquar me Covid-19 dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara”, ka shkruar Lajcak në Twitter.
Diplomati sllovak që nga marrja e detyrës së re për ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka biseduar me zyrtarë të të dyja shteteve.
Lajcak dje ka telefonuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti kurse para katër ditësh edhe kryetarin e LDK’së Isa Mustafa.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...