Vazhdojnë kolonat e gjata në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.
Kjo për shkak se qytetarët lokal serb po shkojnë drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, shkruan Arbresh.info.
Në Jarinjë, për të dal nga Kosova, qytetarët serb po presin tri orë, kurse për të hyrë në vend 1 orë e 20 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se pritjet më të gjata janë tek pika kalimi kufitar të Dheu i Bardhë në Gjilan.
Aty qytetarët po u bije të presin deri në dy orë e 30 minuta për të dal nga Kosova, ndërsa për të hyrë deri në 1 orë.
Ndërsa te pika tjetër kufitare të Dheu i Bardhë si në hyrje ashtu edhe në dalje pritjet po zgjasin deri në dy orë e 10 minuta.
Ndërsa në Bërnjak dhe Merdare, për të hyrë në Kosovë pritjet zgjasin deri në 1 orë ndërsa dalja 15 minuta./Arbresh.info

Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi