Liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të jetë në rend dite për herë të parë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian, më 13 tetor.
Kosova kurrë nuk ka qenë më afër liberalizimit të vizave, meqë edhe institucionet e Kosovës ka kohë që kanë deklaruar se i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për ta fituar liberalizimin, raporton arbresh.info.
Fundi i këtij viti apo fillimi i vitit të ardhshëm është përmendur si kohë kur qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë në vendet evropiane pa viza.
Megjithatë frika e ikjes së të rinjve në vendet evropiane dhe zbrazja e Kosovës pas liberalizimit të vizave është eventuale.
Arbresh.info ka pyetur qytetarët në lidhje me ekzistimin e rrezikut të zbrazjes së Kosovës pas heqjes së vizave. A janë shprehur të shqetësuar se Kosovës mund t’i largohen shumë qytetarë në drejtim të shteteve evropiane, me theks të veçantë te rinia./ Emir Abduramani/arbresh.info/
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE