Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj, ku në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli shkaktoi shqetësim dhe reagim të madh të qytetarëve.
Profesori i kriminalistikës, ditëve të fundit, kishte deklaruar për media se çmimet për vrasje sillen nga 25-50 mijë euro, derisa ka edhe oferta për lëndime dhe dëmtime të pronave.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka marr mendimet e qytetarëve lidhur me vrasjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë dhe a është duke u shndërruar Kosova në një vend të rrezikshëm.
“Organet tona duhet të punojnë për të gjetur shkaktarin kryesorë që është i përfshirë në këto ngjarje. Jeta e njeriut nuk jepet për para dhe duhet të dënohet ashpër kjo. Policia e Kosovës duhet të angazhohet fuqishëm për t’i parandaluar këto vepra”- ka thënë njëri ndër qytetarë
Vrasja e Liridona Ademaj, ka ndodhur më 29 nëntor, ndërsa deri më tani janë arrestuar 3 persona, ku njëri prej tyre është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se kishte paguar të dyshuarin, Granit Plava, për vrasjen e gruas së tij. /Arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen