Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen e 20-të (mbledhje elektronike), në të cilën ka miratuar projektligje, rregullore dhe vendime të fushave të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara, në Programin Legjislativ për vitin 2020 do të përfshihet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me Financimin e Programit – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit. Gjithashtu me këtë plotësim-ndryshim, Projektligji për Zhvillim Rajonal bartet nga Programi Legjislativ i vitit 2020 në Programin Legjislativ të vitit 2021.
Me vendime të veçanta, në mbledhjen e sotme, janë miratuar këto projektligje:
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe Rregullorja për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, e cila ka për qëllim të përcaktojë procedurat dhe kriteret e dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës për interes publik, si dhe bartjen në pronësi të komunës të pronave të paluajtshme, të cilat administrohen nga institucionet qendrore.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar edhe Vendimin për krijimin e Trupit drejtues ndërministror për zhvillimin e projekteve madhore rrugore të përbërë nga:
Po ashtu, janë miratuar vendimet për t’i kërkuar Presidentit të Republikës së Kosovës autorizimin e Ministres së Financave për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve:
Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe nisma për negocimin e Amendamentimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Zvicrës për “Programin Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale faza (dalëse) VI”. Përmes këtij amenandamentimi Qeveria e Zvicrës vë në dispozicion një shtesë të grantit prej 572 mijë frangash zvicerane, e cila rrit shumën totale deri në 7,672,000 milionë franga zvicerane, të cilat do të përdoren ekskluzivisht për zbatimin e programit, sipas qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara. Marrëveshja aktuale mbulon periudhën nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2022.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...