Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 12 gusht 2015, ka aprovuar Raportin Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2014, njoftoi sot ASK, duke bërë të ditur edhe se është lëshuar edhe Vendimi lidhur me këtë.
“Ligji për Statistikat Zyrtare, si dhe të gjitha aktet nënligjore që janë aprovuar nga kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë zbatuar me përpikëri nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Raporti Vjetor i ASK-së për vitin 2014 përshkruan në detaje gjithë performancën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, duke u nisur nga respektimi i legjislacionit në fuqi, metodologjia, shpërndarja dhe teknologjia informative, riorganizimi dhe ngritja e kapaciteteve të ASK-së, analizat e prioriteteve, buxheti e deri te sfidat, me të cilat përballet ky institucion.
Në të gjitha prodhimet statistikore është aplikuar metodologjia sipas standardeve evropiane, konkretisht është aplikuar metodologjia e Eurostatit. Respektimi i këtyre standardeve është e specifikuar shumë qartë edhe në Ligjin për Statistika Zyrtare, por edhe në angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë e Evropës , si dhe për t’i respektuar të gjitha zotimet e institucioneve të vendit në procesin e integrimeve evropiane.
Kështu, ASK-ja gjatë vitit 2014 ka realizuar Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe janë publikuar të dhëna të rëndësishme socio-ekonomike për vendin, me theks të veçantë publikimi i Bruto Produktit Vendor (BPV) në baza tremujore, mbështetur nga njësitë mbështetëse të ASK-së.
Bazuar në Nenin 33, të Ligjit për Statistikat Zyrtare, ASK-ja ka prodhuar statistika zyrtare, sipas përpunimit të veçantë të tyre. Në këtë drejtim, janë aplikuar standardet ndërkombëtare, janë rritur kapacitetet e ASK-së dhe është rritur gama e prodhimeve statistikore.
Me ndihmën e donatorëve, stafi i ASK-së është trajnuar në fusha të rëndësishme statistikore. Gjithashtu, edhe buxheti i ASK-së është shfrytëzuar sipas planifikimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së me rastin e aprovimit të raportit të saj vjetor nga ana e Qeverisë.
Më shumë informata rreth Raportit dhe Vendimit të aprovimit të Raportit Vjetor 2014 të ASK-së, mund të gjenden në: http://ask.rks-gov.net/dokumente-strategjike
Rregullohet defekti në Vlorë, nis furnizimi me ujë në një pj...
Rezultatet preliminare – numërohen 100% e votave
Numërohen 25% e votave të kandidatëve për deputetë, prinë LV...
Moti sot në Shqipëri
Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot me seancë të jashtëzakon...