Në mbledhjen e Qeverisë u miratua shqyrtimi i dokumentit ‘Prioritetet kyçe të Agjendës Evropiane për vitin 2018’.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se javën e kaluar kanë miratuar një dokument ku kanë identifikuar prioritete të shumta.
“Ministria e Integrimeve Evropiane kanë nxjerr prioritetet më kyçe. Kemi një dokument me produktin final të prioriteteve”, ka thënë ai.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se sot kanë shpërndarë draftin për prioritetet kyçe.
“MIE i ka shpërndarë këtë dokumente me këto prioritete kyçe dhe kemi marr komentet nga ministritë ku janë integruar në kuadër të departamenteve tona në ministri. Në kuadër të takimeve të javës tjetër në Bruksel Qeveria do të mbajë një takim me Komisionin Evropian lidhur me avancimin e prioriteteve. Kurse në dhjetor në Kosovë do të qëndroj drejtoresha për Ballkanin Perëndimor dhe do të bisedojmë për reformën për vitin 2018”, ka thënë ajo duke shtuar se me këtë Kosova mund të arrij një diskurs konkret për statusin e kandidatit.
/arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...