Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin për ndarjen e 1,108,529 eurove për mbështetje të familjeve shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren me bujqësi.
Sipas saj, ky financim ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe është një shenjë e solidaritetit kombëtar.
“Me mirënjohje të thellë ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin historik: ndarjen e 1,108,529 eurove mbështetje për familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren me bujqësi. Ky financim është një frymëzim për ekonominë tonë lokale dhe një dëshmi e solidaritetit kombëtar”, tha ajo.
Sinani theksoi se kjo mbështetje nuk është vetëm për sektorin e bujqësisë, por përfshin gjithashtu financimin për avancimin dhe socializimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Kjo mbështetje shkon përtej bujqësisë, duke përfshirë edhe financimin për socializimin dhe avancimin e fëmijëve me nevoja të veçanta – një hap i jashtëzakonshëm drejt përfshirjes sociale dhe kujdesit për më të ndjeshmit mes nesh. Falë këtij angazhimi, shqiptarët në Luginë ka më shumë shpresë dhe mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke ruajtur identitetin dhe dinjitetin tonë”, u shpreh ajo.
Sinani shprehu gjithashtu falënderime të përzemërta për bashkëpunimin e ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe strukturave lokale
“Falënderime të përzemërta për bashkëpunimin e ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe strukturave tona lokale, që po sjellin ndryshim të prekshëm për çdo qytetar të Luginës”, përfundon ajo./Arbresh.info
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...