Edhe pse kanë kaluar për më shumë se 20 vite nga lufta, ende nuk dihet për fatin e mijëra persona që konsiderohen të zhdukur. Në nderim të tyre dhe familjeve që nuk po gjejnë dritën që nga ajo kohë, sot prej orës 20:00, për dy minuta, bëhet thirrje që të ndalen dritat në të gjithë vendin.
Bajram Qerkini, udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, tha se fati i të pagjeturve, është plagë e rëndë e Kosovës dhe institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm në lidhje me këtë çështje
Sipas tij, kemi politikanë që nuk kanë dhënë asgjë në luftë, por sot janë “patriotë” dhe jetojnë në pasuri.
“Sot për fat të keq, nuk kemi mundur të mblidhemi por kërkojmë nga qytetarët që për dy minuta sonte t’i ndalin dritat për të pagjeturit e vendit. Institucionet nuk po bëjnë aq sa duhet. Sot ka persona që nuk ka humbur asgjë gjatë luftës, por sot shëtit në Dubai, dhe e shet veten patriot, por unë kam humbur evlatin, të përmend emra është mëkat, por ata e dinë veten”, tha Qerkini.
“Dhe ma patriot u dal ai qe din me fol e me kajt në rrugë dhe me pas postin e madh e që jeton ma shumë në Dubai se sa në Kosovë dhe është patriot i madh e në jetë të vet një herë ka qenë në zyrën time ku gjinden 665 fotografi”.
“Ua zë për të madhe kur ai mu me thotë mos u mërzit , po mos u mërzit ti morë burrë që nuk je ka bën asgjë je ka bënë punë që nuk i ka hije të bën asnjë njëri” ishin fjalët e Bajram Qerkinit.
Ndryshe sipas shifrave zyrtare, janë mbi 1,600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...