Disa studentë të cilët tashmë janë pranuar në konvikte e mensë në Prishtinë, po mundohen të bëjnë manipulime me vendet të cilat i kanë zënë, duke i shitur ato.
Këtë biznes ata po e bëjnë përmes rrjeteve sociale, por sipas drejtorit të konvikteve, Fatmir Sfishta, nuk ka pasur gjasa të realizohen këto keqpërdorime.
“S’ka asnjë mundësi sepse ne ato kartela i japim në momentin që vjen studenti me mjet identifikimi me kartelë të studentit, ne atij studenti ia japim kartelën dhe bëhet identifikimi i kohëpaskohshëm”, ka thënë ai.
Por deklaratave të Sfishtës nuk po iu beson Getoar Sylaj, aktivist i organizatës “Studim, Kritikë, Veprim”, shkruan Klankosova.tv
“Deklaratat e tij i kemi mësuar, janë të njëjta çdo vit, po të ishte qendra e studentëve më rigoroze ish kanë lehtë të identifikohen, por ky fenomen përsëritet çdo vit”, ka thënë ai.
Pasiguri tek Arsenal – largime të mëdha priten në verë
Biznesi me energji elektrike i bashkëshortes, Abdixhiku: Pre...
Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi var...
Rritet interesimi për Thuram, francezi mund të largohet nga ...
Kusari kërkon përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për...
Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...