Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar certifikimin e partisë Demokracia Serbe, e udhëhequr nga Aleksandar Arsenijeviq, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në vendimin e PZAP-së thuhet se aprovohet, e bazuar në ankesën e subjektit politik Demokracia Serbe me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me nr. protokolli 01/2216/2025, i datës 21.08.2025, për shkak të mos certifikimit të listës së kandidatëve për Asamble Komunale dhe kandidatit për Kryetar të Komunës.
“ANULOHET Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr.protokolli 01/2216/2025, i datës 21.08.2025, URDHËROHET Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të certifikojë listën e kandidatëve për Asamble Komunale dhe kandidatin për Kryetar të Komunës të subjektit politik Demokracia Serbe, sipas Rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ-së, i datës 21.08.2025, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datë 12 Tetor 2025”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Vendimi i PZAP-së në linkun e më poshtëm:
https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/08/6.-Anr.6-2025-Vendim.pdf
