Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka krahasuar presidentin e Ukrainës Vladimir Putin me Sllobodan Millosheviqin, thotë se po vriten civilë.
“Ne e ndiejmë që edhe ajo që bën Putini është e ngjashme me atë që ka bërë Millosheviqi, pra sulm mbi vendbanime civile, mbi një popull të tërë. Vrasja e civilëve, vrasja e të gjithëve është diçka që e kemi parë në Kosovë”, tha Haradinaj në T7.
“Mendoj se (Putini) luftën në opinion e ka humb. Mendoj se në opinionin perëndimor e në përgjithësi e ka humbur luftën. Është kuptuar që Putin ka një agjendë qëllimkeqe vrastare dhe mendoj se reagimi i BE’së e Amerikës, i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë mjaft i qartë dhe është një fat i madh që ka rezultuar me një mobilizim kaq të madh”, shtoi ai.
“Po vret një popull, po vret një shtet, po godet pa asnjë kujdes të caktuar. Po i shihni bombardimet në vendbanime me civilë”, tha Haradinaj.
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja