Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të gjerë në veri të vendit, ku ka zbuluar një punëtori të dyshuar për modifikimin e armëve.
Pamjet nga vendngjarja janë publikuar nga vetë Policia.
Kontrollet janë zhvilluar në tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan, ku janë targetuar disa persona të dyshuar për përfshirje në trafikim armësh.
‘Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda (DHKOKR), sot më 07.05.2025, që në orët e hershme të mëngjesit, ka filluar një operacion policor në veri të vendit, në bashkëkoordinim dhe me urdhër të gjykatës kompetente. Operacioni është zhvilluar në tri lokacione në Mitrovicë Veri dhe Zveçan, ndaj disa të dyshuarve, të cilët dyshohen për përfshirje në veprat penale të trafikimit me armë. Në një lokacion në Mitrovicë Veri, është zbuluar një punëtori ku dyshohet se bëhej modifikimi i armëve, me ç’rast janë gjetur armë dhe pjesë të llojeve të ndryshme të armëve”, thuhet në njoftim.
Policia ka konfiskuar një sasi armësh, pjesë të armëve, municion dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedurat e mëtejshme ligjore.
Lidhur me këtë rast, është iniciuar hetim për veprat penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Si rezultat i këtij operacioni, tre persona janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa me vendim të organeve të drejtësisë, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...