Posta e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media alarmojnë institucionet qeveritare për kolaps të kësaj kompanie.
Në komunikatën për media thuhet se bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti kanë njoftuar në vazhdimësi Qeverinë e Kosovës për gjendjen e rënduar financiare, duke i propozuar hapa konkret për tejkalimin e saj.
“Për muaj të tërë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Qeveria janë duke injoruar çdo kërkesë e propozim nga Posta, përfshirë edhe kërkesat për takime. Duke marrë parasysh se Qeveria është Aksionari i vetëm i Postës e MZHE mbikëqyrëse e ndërmarrjeve publike, një qëndrim i tillë mospërfillës është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm sepse këtë ndërmarrje është duke e dërguar drejt krizës edhe më të thellë”, thuhet në komunikatë.
Siç thuhet në komunikatë, Posta nuk ka qenë në gjendje të përmbush as obligimet që ka ndaj institucioneve vendore publike e të cilat kanë paralajmëruar se do të bllokojnë xhirollogaritë më 2 gusht gjë që do të sjell në kolaps total.
“E tërë kjo situatë është pasojë e mos mbulimit të humbjes që kemi pësuar nga ofrimi i Shërbimit Universal Postar e që këtë humbje në shumën prej rreth 5 milionë euro MZHE është e detyruar të na e paguaj, por refuzon ta bëj këtë për vite me radhë. Si pasojë e mos kryerjes së obligimeve nga ana e MZHE-së, Posta ende nuk ka pasur mundësi të paguaj asnjë pagë të vetme këtë muaj, e sot jemi me datën 4 korrik”, thuhet në këtë komunikatë.
Sipas komunikatës pavarësisht lansimit të dhjetëra shërbimeve të reja, për të cilat janë në dijeni edhe qytetarët e Kosovës që shfrytëzojnë shërbimet , mos pagesa e humbjeve në Shërbimin Universal Postar dhe favorizimi i Qeverisë ndaj kompanive private në dëm të kompanisë së vet e kanë sjellë në këtë gjendje të rëndë.
“Për tejkalimin e gjendjes së rëndë dhe evitimin e kolapsit të Postës, kërkojmë nga MZHE të paguaj urgjentisht borxhin e krijuar si pasojë e humbjeve në Shërbimin Universal Postar”, thuhet në komunikatën e Postës së Kosovës.
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...