Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas tërmetit që shkaktoi disa viktima, të lënduar dhe dëme materiale në Durrës të Shqipërisë.
Përfaqësuesit e kësaj sindikate kanë paralajmëruar se që nga nesër do të nisin akisionin humanitar për të prekurit nga tërmeti.
Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ka ftuar të gjithë punëtorët e KEK-ut që të ndajnë nga 1 për qind të shumës nga paga e tyre, me qëllim që të ndihmohen të prekurit nga tërmeti në Shqipëri./arbresh.info
Reagimi i plotë:
Nga nesër fillojmë me aksion humanitar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ftojë të gjithë punëtorët e KEK-ut të ndajmë prej 1% e më shumë të pagës, varësisht nga vullneti i tyre më qëllim që të i ndihmojmë vëllezërit tanë të prekur nga tërmeti.
Nesër do ti shpërndajmë deklaratat për ndalesë nga paga.
Me respekt kryesia ekzekutive e SRKEK-UT
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje