Numërimi i votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, përmes postës, vazhdon në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e numërimit të 14.36 për qind të votave të ardhura me postë. Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka marrë 44.33 % të votave. E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55% të votave me postë.
Në vend të tretë aktualisht qëndron koalicioni i AAK-së dhe Nismës me 9.68%. E katërta është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %.

Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë