Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë kërkuar shkarkimin e kryesueses së Kuvendit të Lipjanit, Vlora Limani.
Asamblistët këtë kërkesë e kanë pasur, pasi kryesuesja nuk e ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme siç kanë kërkuar ata që disa kohë.
Kështu është mësuar sonte në Kosova Direkt të Klan Kosovës.
Kryesuesja Limani ka thënë se sot e ka thirrur këtë seancë, por aty nuk kanë qenë asamblistët e këtyre dy partive.
Ndërsa Florent Hoxha, asamblistë i PDK-së, ka thënë se seanca është thirrur me vonesë dhe se disa asamblistët kanë qenë jashtë vendit.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C