Policia vijon me procedimet e naftëtarëve të cilët protestuan sërish ditën e djeshme duke kërkuar pagat e prapambetura dhe ndaljen e çmontimit, që sipas tyre, po bëhet në uzinën e Ballshit. Sot policia njoftoi nisjen e procedimeve për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e kryer në bashkëpunim, për: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër.
“Te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi”, njoftoi policia.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...