Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se zyrtarë të lartë kanë pritur në takim përfaqësuesit e lagjes “Kalabria”, me ç’rast kanë dëgjuar shqetësimet e tyre rreth Planit Rregullues të Hollësishëm.
Aliu ka shkruar duke i siguruar qytetarët e lagjes “Kalabria se këtë çështje janë duke e trajtuar me prioritet dhe me seriozitet.
Postimi i plotë:
Zyrtarë të lartë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë pritur në takim përfaqësuesit e lagjes Kalabria, me ç’rast kanë dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kanë diskutuar hollësisht për shqetësimet e tyre rreth Planit Rregullues të Hollësishëm si dhe vendimeve që janë marrë në të kaluarën.
I sigurojmë qytetarët e lagjes Kalabria se këtë çështje jemi duke e trajtuar me prioritet dhe me seriozitet.
Për më shumë, shqetësimet e tyre do ti trajtojmë bashkë me institucionet tjera qendrore dhe lokale, për shkak se ligjshmëria e vendimeve komunale trajtohet në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale./arbresh.info/
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00