Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka kënaqësinë të ju ftoje në diskutimin mbi implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020, të titulluar “Bashkëpunimi ndërmjet akterëve shtetërorë dhe joshtetërorë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm: Të Arriturat dhe Sfidat në Komunën e Prishtinës”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të mbështesë dhe të mbikëqyrë zbatimin e kësaj strategjie, si dhe të promovojë angazhimin e shoqërisë civile, mediave dhe akterëve të tjerë vendorë në nivel komunal të Prishtinës.
Diskutimi do të përfshijë prezantime nga Komuna e Prishtinës, Komandanti Rajonal i Policisë së Kosovës për Prishtinën, dhe Përfaqësuesit e BIK-ut. Diskutimet do të jenë interaktive, që do të thotë që pjesëmarrësit do të kenë mundësi te kontribuojnë në diskutim.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit tre-vjeçar “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” I cili implementohet nga B&S Europe me mbikëqyrje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe financohet nga Instrumenti për ndihmë Para-anëtarësuese (IPA) si pjesë e Komisionit Evropian.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurise (QKSS) është nën-kontraktor i B&S Europe, dhe është përgjegjëse për implementimin e komponentës 4 të këtij projektit që merret specifikisht me mbështetjen e institucioneve qendrore dhe locale të Kosovës në implementimin e strategjisë së lartëpëmendur.
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...