KFOS do të bëj promovimin e publikimeve dhe panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”.
Europa është duke kaluar një periudhë të trazirave dhe ndryshimeve, në të cilën konstantet politike, siç është premtimi i Selanikut për integrimin e tërësishëm të Ballkanit Perëndimor në BE, janë duke u vënë në pikëpyetje në vazhdimësi. Në këtë periudhë fluksi dhe përplot pasiguri, projekti i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur “Building knowledge about Kosovo” (Ndërtimi i njohurive për Kosovën) vazhdon punën e vet produktive duke e zgjëruar rrjetin e hulumtuesve të rinj dhe ata me përvojë të cilët merren me çështjet aktuale në Kosovë.
Si përgjigje ndaj sfidave që ballafaqojnë Kosovën dhe vendet tjera, KFOS bënë promovimin e publikimeve dhe panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore” që do të mbahet në Prishtinë.
Me këtë rast, projekti “Building knowledge about Kosovo” është krenar të prezantojë dy botime kyçe të gjeneratës së dytë të hulumtuesve:
a. Librin përmbledhës Local and International Determinants of Kosovo’s Statehood ( Përcaktuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të shtetësisë së Kosovës) të redaktuar nga Ioannis Armakolas, Agon Demjaha, Arlda Elbasani dhe Stephanie Schwandner-Sievers, që paraqet një hyrje të mprehtë në disa nga dimenzionet më sfiduese lokale dhe ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës, dhe prezenton hulumtime dhe analiza origjinale nga ekspertë nga gjithdanej Europa – prej Spanjës deri tek Romania, nga Maqedonia e deri tek Shqipëria.
b. Broshurën “In Brief: Takes on Kosovo’s policy challenges” (Shkurt: Opinione mbi sfidat politike të Kosovës), e redaktuar nga Lura Limani dhe Ioannis Armakolas, dhe e cila përmban një përmbledhje të disa prej kolumneve dhe analizave të shkurta të shkruara nga hulumtuesit (gjenerata e dytë) dhe të botuara nga medie europiane me influencë të gjërë.
Këto dy botime do të diskutohen nga një panel ekspertësh që përbëhet nga redaktorët dhe autorët e librit.
Moderuar nga Ioannis Armakolas, bashkë-redaktor i botimit dhe profesor asistent në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, paneli do të përfshijë: Agon Demjahën, bashkë-redaktor i librit dhe profesor i asociuar në Universitetin Shtetëror të Tettovës; Pol Vila Sarria, asistent projekti pranë Trans European Policy Studies Association (TEPSA) në Bruksel; dhe Zoran Nechev, udhëheqës i Qendrës për Integrime në BE pranë Institutit për Demokraci ‘Societas Civilis’ në Shkup.
Komentuese e librit: Miruna Troncota, ligjëruese, hulumtuese dhe drejtore e Qendrës për Studime Europiane pranë Universitetit Kombëtar për Shkenca Politike dhe Administratë Publike (SNSPA), Rumani.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...