101 aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj brenda dy javësh. Sipas njoftimit të prokurorisë këto 101 aktakuza kanë të bëjnë me raste të ndryshme penale.
“Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetë aktakuza (8), në Departamentin e Përgjithshëm për dy javë janë ngritur tetëdhjetë e katër aktakuza (84) ,ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ngritur nëntë(9) aktakuza”, bëhet e ditur në komunikatë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies./ Arbresh.info
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...