Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Tush Frokajt, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Anton Prelajt në Klinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka deklaruar se kërkesa në fjalë i është dorëzuar departamentit për krime të rënda.
Ai shtoi se seanca e procedurës paraprake do të mbahet sot, ku edhe do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit për të dyshuarin Frrokaj.
“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departmentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit që t’i caktohet masa e paraburgimit personit të pandehur, Tush Frrokaj” deklaroi Nikçi./Arbresh.info/
lexo edhe:
Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen në kafiterinë e Klinës, dorëzohet në Polici
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore