Prokuroria e shtetit nëpërmjet një komunikate për media sqaron opinionin publik se rastet ndaj Enver Hasanit kanë filluar të hetohen para se Aleksandës Lumezi të vijë në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.
Hasani në një emision televiziv ka akuzuar Lumezin kinse për orkestrim dhe shantazhim ndaj tij për shkak të aktakuzës për shpërdorim të detyrës zyrtare.
“Këto raste kanë filluar të hetohen para se kryeprokurori Lumezi të vinte në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit dhe në kohën kur Enver Hasani ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.
Prokuroria ka sqaruar lëndët ndaj Hasanit në tërësi:
Për rastin e parë, Policia e Kosovës-Sektori për hetimin e krimeve ekonomike në Prishtinë, ka ushtruar kallëzim penal, më 25.07.2012. Ky rast është hetuar nga ekipi mobil i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda.
Më 09.01.2014 është nxjerr aktvendimi për fillimin e hetimeve.
Më 1 2 gusht 2014 kjo lëndë është transferuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndërkaq më 21.11.2014 kjo prokurori lëndën e ka dërguar në kompetencë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë rast më 31 korrik 2015, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, kundër të pandehurve Enver Hasani, ish rektor i Universitetit të Prishtinës Hakif Veliu, ish shef i zyrës së prokurimit në UP dhe Albert Rakipi drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana.
Ndërkaq, rasti i dytë ka të bëjë me çështjet e ngritura publikisht nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.
Për këtë rast ka filluar të bëhet mbledhja e informatave menjëherë pas deklaratave të bëra publike nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, më 26 shkurt 2015, në të cilat theksohet se me rastin e vendosjes së çështj es së dërguar nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së emërimit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, është marrë vendim i paligjshëm, si dhe është bërë një falsifikim. Lidhur me këto pretendime, aktvendimi për fillim të hetimeve është nxjerrë më 14.04.2015.Më 20.05.2015, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka nxjerrë Aktvendim, për pezullimin e përkohësisht procedurën ndaj ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Enver Hasani, për të vërtetuar pretendimet e tij nëse ai gëzonte imunitet nga ndjekja penale.
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër ener...
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës
Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në ag...
Osmani, Sorensonit: Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit...
Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e ...