Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.
Kjo me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur nga partitë e tjera opozitare.
PDK ka thënë dje se se shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e paprecedentë dhe se u bë në mënyrë arbitrare.
Sipas deputetit Bekim Haxhiu, i cili edhe e ka iniciuar këtë projektligj, shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e paprecedentë dhe se bë në mënyrë arbitrare.
Në anën tjetër, nga partia në pushtet, Vetëvendosje, kanë thënë se ishte opozita që nuk mori pjesë në seancë duke pamundësuar kuorumin.
Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ripërsëriti se grupi parlamanentar i shumicës nuk e përkrahë projektligjin që mundëson tërheqjen nga Trusti.
Seanca e Kuvendit fillon në ora 10:00. E nëse votohet projektligji atëherë kalon në parim për të ardhur sërish në Kuvend./arbresh.info/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...