Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për disa përditësime në procedurat e udhëtimit, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 prilli 2026, duke synuar lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit të fluturimeve.
Sipas njoftimit zyrtar, udhëtarët këshillohen të përdorin check-in online dhe të mbajnë kartën e imbarkimit në celular ose të printuar, ndërsa pasagjerët pa bagazh të regjistruar mund të shkojnë direkt në portën e nisjes.
Po ashtu, është theksuar se pasagjerët duhet të jenë në aeroport shumë më herët se zakonisht, duke filluar nga tri orë para orës së nisjes së fluturimit, për shkak të procedurave të imbarkimit dhe mbylljes së check-in-it.
“Aeroporti u bën thirrje të gjithë pasagjerëve që të jenë në aeroport më herët dhe të respektojnë oraret e përcaktuara sipas politikave të linjave ajrore”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, autoritetet kanë kërkuar që gjatë regjistrimit online të plotësohen saktë të dhënat personale dhe dokumentet e udhëtimit, pasi çdo gabim mund të shkaktojë probleme gjatë procesit të imbarkimit.
Udhëtarëve u rekomandohet të informohen paraprakisht për fluturimet e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e linjave ajrore për një udhëtim më të shpejtë dhe më të lehtë.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime