Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej dyzet (40) ditë ndaj të kërkuarit – pandehurit me iniciale K.LL. nga Durrësi – Republika e Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prizren kjo masë do të llogaritet prej datës së ndalimit 17.06.2019, nga ora 11:00, e gjerë me datën 26.07.2019, për shkak se plotësohen kërkesat ligjore nga nenin 4 para.2. të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar me që i njëjti kërkohet nga autoritetet e shtetit Francës.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate i dyshuari nga Durrësi më 17 qershor të këtij viti ishte ndaluar nga policia kufitare për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja dhe shpërndarja e narkotikëve.
“Me datën 17.06. 2019, ora 11.00, nga zyrtarët policor në vendkalimin Kufitar të Vërmicë, është ndaluar shtetasi i Republikës së Shqipërisë me iniciale K.LL. nga Durrësi – Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja dhe shpërndarja e narkotikëve nga neni 222-36,222-41,222-44,222-45,222-47,222-48,222-49,222-50 të Kodit Penal të R. Francës L-5132-8,L-51327,L-5132-8,R 5132-74,R-5132-77,5132-78 C, vepër kjo e paraparë me Kodin Penal të Kosovës nga neni 267 i KPRK-së, i kërkuar sipas urdhër arrestit të Interpolit me nr. 2016/37593, Interpol Case Refrnce 2016/37594/1, i lëshuar me datën 01.06.2016, për arrestimin e të kërkuarit – të pandehurit me kërkesë për ekstradimin pranë autoriteteve të R. së Francës” bën të ditur kjo gjykatë në njoftimin e saj.
Andaj sipas njoftimit të gjykatës me qëllim të konkretizimit të ekstradimit ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit në bazë të nenit 165 par.2 nën para.2.5. pika 2.5.1. e KPPK-së, ngase ekziston rreziku se i njëjti mund të arratiset dhe do të pengoj procedurën e ekstradimit, e me këtë do të pengoj rrjedhjen e procedurës penale, andaj gjykata e vlerëson se janë plotësuar kushtet për të caktuar masën e paraburgimit./Arbresh.info
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...