Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit veç se ka nisur të shkaktojë problemet e para në kufi.
Duke qenë se aty ka fluks më të madh të personave, tanimë kanë filluar kolonat dhe pritjet e gjata, kryesisht në kufi mes Kosovës e Serbisë, shkruan lajmi.net.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar që funksionin në kuadër të MPB-së, kolonat më të gjata janë në Jarinje.
Aty mërgimtarëve po u duhet të presin deri në dy orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë.
Edhe në Merdare, aktualisht pritjet janë deri në dy orë.
Pritje njëorëshe ka edhe në Muçibabë.

U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend