Policia e Kosovës ka thënë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha pikat kufitare raportohet e qetë, përveç përqendrimit më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata në dalje të Kosovës për në Serbi.
“Policia e Kosovës po punon intensivisht me zyrtarët e saj, duke aplikuar edhe procedura të përshpejtuara të kontrollit, vetëm për të lehtësuar qarkullimin dhe lehtësuar lëvizjen në kufi, por për shkak të koncentrimit të madh në Merdarë, raportohet për pritje dhe kolona më të gjata”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Radion Evropa e Lirë.
Hoxha theksoi, po ashtu, se për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave, gjendja për qarkullim nëpër të gjitha rrugët e vendit, e posaçërisht nëpër ato rrugë që çojnë nëpër pika më të thella malore dhe kufitare, është më e vështirë.
“Kërkohet kujdes dhe vigjilencë maksimale për të realizuar një qarkullim sa më të sigurt nëpër rrugët tona”, deklaroi zëdhënësi Hoxha.
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...
Netanyahu kërkon rezultate të shpejta/ SHBA dhe Izraeli, qën...
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin inaugurues t...
Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera rre...
Bashkëshortja e Kadri Veselit dhe djali i tij, Klesori, mbër...
18 vjetori i Pavarësisë, Osmani pranon letër urimi nga Presi...