Ministri Murati takoi sot delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga Zëvendës- Presidentja Liliana Pavlova, në premisat qendrore të BEI në Luksemburg.
Ministri Murati vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Evropiane për Investime i ka dhënë Republikës së Kosovës. Vlen të theksohet se gjatë periudhës së pandemisë, BEI ka ndihmuar Kosovën me 70 milionë euro, në funksion të rimëkëmbjes së qëndrueshme pas situatës pandemike.
Zëvendës-Presidentja e BEI, Lilyana Pavlova e vlerësoi vizitën e delegacionit Kosovar dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës. Synimi i përbashkët i të dy palëve është që të rritet mbështetja financiare dhe teknike duke vepruar në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale të Bashkimit Evropian.
Ministri Murati gjatë këtij takimi tha se “Shteti i Kosovës është fokusuar në zvogëlimin e ndikimit të pandemisë si dhe në ringjalljen ekonomike, andaj mirëpresim Planin Ekonomik dhe Investiv të BE-së i cili synon zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”.
Si rezultat, të dy palët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që të konsolidojnë hapa të suksesshëm drejt agjendës së përbashkët të zhvillimit./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK